Kush është David-Maria Sassoli, Presidenti i ri i Parlamentit Europian?
Politikani i Partisë Demokratike italiane dhe ish-gazetari i televizionit, David Sassoli u zgjodh si President i PE për dy vitet e gjysmë, që vijnë.
Ai ka qenë anëtar i Partisë Demokratike të qendrës së majtë të Parlamentit Europian që nga 2009. Delegacioni tij është i dyti më i madhi brenda grupit social-demokrat në asamble.
Një ish-Zv.president i PE-së, 63-vjeçari Sassoli është i njohur si drejtues i seancave plenare në Strasburg.
Para votimit, ligjvënësi fiorentinas tha: “Europa do të jetë më e fortë vetëm me një parlament që luan një rol më të rëndësishëm.”
I diplomuar në shkencat politike, ai ka punuar në një gazetë në Romë para se të bëhej reporter për kanalin TG3 në 1992 dhe më pas, prezantues lajmesh për TG1. Ai u zgjodh Zv. drejtor i kanalit televiziv në 2007.
Ai e la gazetarinë më pas për të kandiduar në Parlamentin Europian për PD, që përfaqësonte qarkun e Italisë qendrore dhe u bë Zv.President i Parlamentit Europian në 2014. Ai ishte gjithashtu një anëtar i Grupit parlamentar evropian për varfërinë ekstreme dhe të drejtat e njeriut.
I rizgjedhur në 2019, ai u propozua nga social-demokratët si kandidat i tyre për President të PE dhe u zgjodh në raundin e dytë me 345 vota.