Kush i veshi Melania dhe Ivanka Trump (FOTO)

Melania Trump zgjodhi për Ballon e Përurimit një fustan të bardhë, me shpatullat jashtë nga Hervé Pierre, jo Carolina Herrera siç po thuhej dhe as nga Karl Lagerfeld. Zonja e re e parë e zbuloi veshjen, me një fjongo të hollë të kuqe, një detaj të vogël frude dhe prerje me brez të lartë, vetëm kur po mbërrinte në Ballon e Lirsë me bashkëshortin, para se të bënin vallëzimin e tyre të parë.

 

Veshja me të cilën melania Trump do të paraqitej në ditën e betimit mbetej një surprizë. ndërkohë që shumë stilistë me famë kishin rrefuzuar ta dizenjonin fustanin e saj, First Lady më në fund u shfaq me një veshje të Ralph Lauren ( ne konkurencë me Karl Lagerfeld). Ajo mbante një pallto kashmiri bojqelli me doreza dhe këpucë në të njëtën ngjyrë dhe poshtë tyre një fustan kashmiri ngjyrë rozë. Shumë ekspertë e krahasuan veshjen e saj me veshjen e Jacke Kennedit kur ishte zonje e pare.

Të enjten, ajo ishte veshur me një fustan shampanjë me xixa nga Reem Acra për Ballon e Shoqatës Indiana.

Ndërsa gruaja e tjetër modele e familjes Trump, vajza e madhe e presidentit të ri, Ivanka, kishte veshur një fustan stil princeshe nga Carolina Herrera.

SHKARKO APP