Kush ka mbetur socialist i vërtetë në listat rilindase

Nga: Denion Meidani

U mbyll regjistrimi i listave te partive per zgjedhjet e 18 Qershorit. Ne 2013 konkuruan 66 parti. Per 2017 jane regjistruar vetem 17 parti. Mesa duket, sipas origjines, as dhe nje parti e vetme nuk vjen nga opozita.

Mes te regjistruarave edhe Partia Komuniste qe, me perjashtim te disa viteve pas fillimit te tranzicionit politik, nuk mungon prej gjysem shekulli, Socialdemokratet e Gjinushit por tanime dhe te Doshit, Camet e Dodes dhe besnik te Qifes, LSI qe sot e tutje do te mbaje formalisht emrin e Vasilit, Socialistet me “internet” te Blushit, Bojaxhiu me Sfiden e dyte dhe MEGA me mbeshtetjen e atyre qarqeve qe i duhet gjithmone nje alternative ne loje, sigurisht pa harruar Topin e te tjere, qe ende nuk kuptohet nese iu bashkengjiten abstenimit apo ata qe nuk mblodhen dot firmat per tu regjistruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Socialiste vdiq. Driteroi vdiq, por fjala e tij eshte po aq e gjalle dhe kuptimplote. Ne kongresin e transformimit te PP-se ne PS, ai iu tha te gjithe atyre ne rreshtat e dyte se dhe ata nuk ndryshonin prej atyre te reshtit te pare apo te podiumit e mbeteshin te pareformueshem. Edhe tani, ne listen e fundit jane te perfaqesuar shume nga pinjollet e atyre rreshtave te atij kongresi, sipas nje Katovice alla Rilindje. Ata qe realisht e themeluan apo e transformuan PS u larguan pa ceremoni, pervec Rucit qe ne menyre “dialektike” ben gjithmone pershtatjen dhe e ka gati veshjen per cdo rast, vaki e arrati. Profesoret, intelektualet e vertete, qe dikur drejtonin socialistet e ishin timonieret me te mire per fatet e vendit u qeruan nga kryerilindesi, m’u ne fytyre dhe me aprovimin e disa te mbeturve qe dikur perkohesisht e shpetuan lekuren.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nje pyetje e pare, ne keto kushte, eshte: kush ka mbetur socialist i vertete ne listat rilindase te PS-se? Por, po aq e rendesishme eshte dhe pyetja tjeter: per ke do te votojne socialistet e vertete, aq dhe te lene te shkrete? Po qytetaria? A mund te jene keto zgjedhje model? Madje, sa dhe te ngulet kembe qe dhe te mbahen me cdo kusht ne 18 Qershor! A do te njiheshin ato, keshtu sic rodhen ngjarjet, nga OSBE-ODHIR e nderkombetaret?

Mesa shihet, asnje parti opozitare nuk u ble dot nga mazhoranca per t’u rras ne kete garen e sajuar, pa opozite reale! Por, propaganda e krijimit te opozites shkon akoma me tej. Sipas saj, edhe presidenti eshte i opozites, pavaresisht qe ajo as nuk e kerkoi, as nuk e votoi, as nuk e mirekuptoi dhe as nuk e bekoi.
Era demokraci ka filluar te mos fryje me ne politike e media, se ajo ne shtet ka kohe qe nuk ndihet fare. Sot, çuditerisht, fati i Maqedonise, edhe mbas ngjarjeve te shemtuara ne parlamentin maqedonas, mund te duket me i mire , ne keto momente, po te krahasohet me ate qe na pret ne ditet, javet e muajt ne vijim ketu ne Shqiperine drejt politikes njengjyreshe, me Shqiperine pa perfaqesim te me shume se gjysmes se popullsise ne kuvend…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?