Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, ministri Toni Gogu: PS e përgatitur

Dekreti nga presidenti Bajram Begaj për të caktuat një datë zgjedhjesh edhe për Bashkinë e Tiranës, u konsiderua jo kushtetues nga ana Gjykatës Kushtetuese e cila unanimisht pezulloi zgjedhjet. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu thotë se PS është e përgatitur, dhe se vendimi nuk ndryshon gjë.

”PS është garuese në zgjedhje dhe nuk organizon zgjedhje. Presidenti cakton datën dhe Gjykata shqyrton më pas. Si përfaqësues i PS, gjëja e parë është që respektojmë ligjin, gjë që e kemi bërë që dinë e parë, nuk komentojmë vendimin e gjykatave, e sidomos asaj të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo gjë do të ketë një vendim themeli ku Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë më vonë. Shtabin e PS-së nuk ndryshon asgjë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e Tiranës. Patjetër që do të ketë një ditë zgjedhjesh, por kjo nuk e pengon PS që ka nisur një diskutim intensiv me qytetarët e Tiranës. Si do të vazhdojmë të ofrojmë shërbime publike, e hapësirat publike, modernizmi jetës së qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne si PS jemi të përgatitur, nga njëra anë të respektojmë ligjin dhe nga ana tjetër ti përgjigjemi qytetarit 24/24. Për shtabin elektoral tonin nuk ndryshon asgjë, për të vazhduar që Tirana jonë të ketë pulsin e jetës”, tha Toni Gogu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?