Kushtetuta, Partitë dhe Shteti

Nga Vladimir Lulaj/Mendoj se e vetmja alternativë për të mundësuar “çlirimin” e Shtetit Ligjor nga “zgjedha” e pushteteve politikë destruktivë, që për 25 vite rresht kanë “kapur, pushtuar, komanduar dhe sunduar” tërë pushtetet e “pavarur” të shtetit demokratik ligjor, është ripunimi racional i Kushtetutës, duke “ndarë” partitë nga Shteti.  Ka ardhur momenti oportun për të mbrojtur jo pushtetet e përkohshëm politikë, por sovranitetin dhe shenjtërinë e Shtetit Ligjor; ndaj, si qytetar dhe intelektual i brumosur me ndërgjegjen e shtetit ligjor, publikisht propozoj pasurimin e Kushtetutës sonë me konceptet juridike vijuese:  Sovraniteti Kombëtar i përket Popullit të Shqipërisë, prej nga burojnë fuqitë ligjore të Shtetit. Forma juridike e shtetit unik të Shqipërisë është Republika Parlamentare, që ka një President si Kryetar Shteti; i cili është simbol i unitetit kombëtar, garant i veprimtarisë ligjore të shtetit, zgjidhet drejtpërsëdrejti nga Populli, ose nga 2/3 e deputetëve të Parlamentit kombëtar, sipas procedurës ligjore të miratuar dhe sanksionuar me ligj organik të veçantë. Kryetari i Kuvendit Popullor zgjidhet sipas procedurës ligjore të miratuar dhe sanksionuar me ligj organik të veçantë. Pushtetet politikë nuk kanë të drejtë të propozojnë kandidatura për postet e presidentit dhe të kryetarit të parlamentit. Asnjë deputet partiak nuk mund të verë kandidaturën për postin vakant të kryetarit të shtetit, ose të kryetarit të Kuvendit Popullor. Deputetët partiakë nuk kanë mandat elektoral dhe as tagër proceduriale për të votuar për zgjedhjen, ose heqjen e kryetarit të shtetit, apo të kryetarit të parlamentit; sepse nuk janë përfaqësues të kombit, por thjesht delegatë të alternativave politike konkurruese për pushtetin ekzekutiv shtetëror. Forma dhe brendia republikane e shtetit s’mund të ndryshohet me metodën e amendamenteve kushtetuese.

Parlamenti i Republikës së Shqipërisë përfaqëson Popullin Shqiptar dhe është i formuar nga dhoma e deputetëve të popullit, me 125, ose maksimumi 131deputetë, që zgjidhen drejtpërsëdrejti nga zgjedhësit në zonat zgjedhore njëemërore dhe dhoma e Senatit. Kryetari i dhomës së Senatit është edhe zy/president i Republikës. Pjesë integrale e parlamentit është aneksi i deputetëve politikë, të cilët përfaqësojnë spektrin elektoral politik të shoqërisë civile shqiptare. Askush nga deputetët e zgjedhur drejtpërsëdrejti nga Populli nuk mund të jetë kryeministër, ose anëtar i qeverisë. Deputetët partiakë nuk kufizohen dhe as pengohen lidhur me pranimin e posteve drejtuese politike të ofruara nga ana e kryeministrit, pra mund të punojnë edhe si ministra, ose zv/ministra të pushtetit të pavarur shtetëror ekzekutiv. Ligji njeh dhe Shteti mundëson ushtrimin e të drejtës së votës për shqiptarët që ndodhen me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Numri i deputetëve të popullit shqiptar për vende të tilla si SHBA, Bashkimi Europian, Kanada dhe Australi përcaktohet me ligj organik të veçantë. Numri integral i deputetëve të diasporës është minimumi 25 dhe maksimumi 31. E drejta e votimit është personale, e drejtpërdrejtë, e barabartë për të gjithë votuesit, e lirë, dhe e fshehtë. Ushtrimi të drejtës së votimit është detyrë qytetare.

Parlamenti ushtron fuqinë legjislative të Shtetit, është garant i sovranitetit të Popullit dhe i paprekshëm, miraton buxhetin e tij, kontrollon veprimet e Qeverisë, dhe ka kompetenca të tjera të caktuara nga Kushtetuta dhe ligjet organikë.

Zgjedhjet elektorale organizohen, drejtohen, financohen dhe garantohen nga Shteti Ligjor nëpërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe strukturave të posaçme të komisioneve zgjedhorë bazë qarqesh, rrethesh, zonave zgjedhore dhe qendrave të votimit. Antarët e komisioneve të lartpërmendur zgjedhorë janë të vetmit vendimarrës, lidhur me rezultatet zgjedhore, si dhe përfaqsues ligjorë të shtetit. Në këto komisione nuk bëjnë pjesë përfaqsues të subjekteve elektoralë, ose të kandidatëve të pavarur; megjithatë çdo subjekt elektoral ka të drejtë të delegojë pranë komisioneve elektoralë përfaqsuesit e vet. Rregullat e përfaqsimit caktohen në ligjin zgjedhor përkatës, i cili s’favorizon asnjë subjekt elektoral konkurues.”.

* – “100 deputetët e zgjedhur drejtpërsëdrejti nga Populli në Shqipëri dhe 25/ose 31 deputetët e diasporës përfaqsojnë kombin; janë të lirë nga mandatet urdhërues, sepse detyra e tyre themelore është ligjbërja dhe përfaqsimi i Sovranit Popull. Zgjedhësit kanë të drejtën e abrogimit të deputetit të zonës së tyre elektorale, duke përdorur mjetin juridik të referendumit vetëm në zonën e tyre elektorale.”.

* – “40 deputetët e tjerë janë përfaqsues partiakë me mandate të kufizuar nga pushtetet e deleguar politikë brenda Kuvendit Popullor; ndaj, në përputhje me verdiktin elektoral të Popullit, forumet vendimarrëse të pushteteve politikë kanë tagër për t’i emëruar dhe abroguar deputetët e tyre, në rast se nuk përfaqsojnë drejt alternativat qeverisëse politike të maxhorancës dhe opozitës brenda Parlamentit Kombëtar.

* – “Si koncept themelor kushtetues, politika është arti i drejtimit të Shtetit. Partitë janë ‘akademi politike’ ku kultivohet formimi i ndërgjegjes ligjore dhe mësohen ligjet objektive, evolutive dhe parimet strategjike të organizimit dhe udhëheqjes së Shtetit. Të gjitha partitë politike ligjërisht janë të ndara nga Shteti dhe njëkohësisht shërbëtore dhe llogaridhënëse përpara shtetit. Partitë krijohen lirshëm, shprehin pluharizmin, dhe janë instrumentet bazë, që ndihmojnë në formulimin dhe manifestimin e njerësve, brenda kuadrit ligjor të shoqërisë civile, për pjesëmarrjen politike në shërbim të Shtetit. Strukturat dhe veprimtaria e aktiviteteve të tyre, duhet të jenë demokratike, brenda vëzhgimit të Kushtetutës e ligjeve, si dhe t’i nënshtrohen interesave strategjike të shtetit e kombit shqiptar.

Bazuar në verdiktin elektoral të Sovranit Popull, një nomenklaturë e kufizuar politike me ndërgjegje të plotë ligjore, përkushtim, besnikëri, bindje dhe përulje permanente përpara kombit, rekrutohet për të shërbyer përkohësisht në strukturat drejtuese të pushtetit të pavarur shtetëror ekzekutiv, ku për katër vite rresht kryen veprimtari sipas strategjisë dhe disiplinës shtetërore, duke pranuar udhëheqjen, kontrollin dhe dhënien llogari përpara pushtetit të pavarur shtetëror legjislativ dhe e korigjuar ohen me ndërhyrje dhe vendime shtetërore.”.

* – “Prokuroria është organ i pavarur ligjor që ka juridiksion dhe tagër të ushtrojë ndjekjen penale. Ky institucion juridik kombëtar funksionon mbi bazën e decentralizmit organik, përfaqson akuzën në gjyq, si dhe kryen detyra të tjera të përcaktuara me ligj organik.”.

* – “Pushteti politik qeverisës nuk mund t’a ‘pushtojë, komandojë, ose sundojë’ parlamentin dhe strukturat e shtetit. Kur vihen re veprime dhe mosveprime të tilla diktatoriale të partisë – shtet, me propozim të 61 deputetëve të Kuvendit Popullor dhe miratim të kryetarit të shtetit, partia, ose grupimi politik qeverisës nxirret jashtë ligjit dhe kalohet në zgjedhje të parakohëshme elektorale për të zgjedhur pushtetet politike parlamentare. Në këtë rast 131 deputetët e zgjedhur nga Populli mbeten të tillë deri në fund të legjislaturës së tyre katër vjeçare.”.

* – “Strategjitë dhe programet alternative të partive politike orientohen nga strategjia kombëtare e shtetit ligjor demokratik dhe zhvillohen mbi bazën e interesave themelore të popullit. Asnjë forcë politike nuk favorizohet nga shteti për zhvillimin e propagandës së saj elektorale, ose për arsye të klauzolave të pushtetit politik. Shteti garanton ushtrimin e lirisë politike me kushte të barabarta për të gjitha partitë legale. Partitë politike parlamentare të marra së bashku përfaqsohen në Kuvendin Popullor me 40 deputetë politikë. Deputetët partiakë mund të jenë përfaqsues të pushtetit politik në pozitën e maxhorancës, ose në opozitë. Maxhoranca e pushteteve politikë në Kuvendin Popullor përfaqsohet minimumi nga 21 deputetë politikë dhe ka të drejtën t’i propozojë kryetarit të shtetit, dmth z. President, kandidatin për kryeministër, i cili propozon kabinetin e Këshillit të Ministrave. Minoranca ka të drejtë të formojë ‘qeverinë hije’ për të monitoruar, audituar dhe raportuar me shkrim para Kuvendit Popullor lidhur me qeverisjen e

nomenklaturës së kufizuar politike të pushtetit shtetëror ekzekutiv, si dhe për realizimin ose jo të premtimeve elektorale nga ana e maxhorancës së përkohshme politike. Pushtetet Politike të maxhorancës kanë hapësirë veprimi vetëm brenda hapësirës së pushtetit qeverisës ekzekutiv dhe nuk marrin dot vendime strategjike dhe ligjore në emër të popullit, pa u ratifikuar nga 2/3 e votave të Kuvendit.”.

* – “Parlamenti i Republikës së Shqipërisë përbëhet nga 125 deri 131 deputetë të zgjedhur drejtpërsëdrejti nga populli; të cilët janë anëtarë të shtetit ligjor dhe përfaqsojnë kryesisht interesat immediate dhe perspektive të përgjithëshme të kombit, pa harruar mbrojtjen ligjore dhe efektive të interesave të veçanta komunitare dhe individuale të shoqërisë civile shqiptare.”.

* – “40 deputetët partiakë janë delegatë të alternativave të pushtetit elektoral dhe përfaqsojnë spektrin e pushteteve politikë, ose vullnetin e shoqërisë civile shqiptare. Ata ndodhen në parlament për të mbrojtur interesat e veçanta të grupimeve të ndryshme elektorale. Deputetët partiakë janë subjekte të varur nga vullneti vendimarrës i forcave politike parlamentare që përfaqsojnë; ndaj, si të tillë, zgjidhen, ose hiqen, me vendim të kongresit elektoral të partisë së tyre politike, që i ka deleguar si deputetë në Kuvendin Popullor.”.

* – “125 deri 131 deputetët e popullit organizohen në grupe parlamentare bazë qarku. Sa qarqe do ketë Shqipëria po aq do të jenë edhe grupet parlamentarë. Përveç tyre do të funksionojë edhe grupet parlamentare të diasporës, ose shqiptarëve që banojnë jashtë atdheut, ku përfshihen minimumi 25 dhe maksimumi 31 deputetë.”.

* – “40 deputetët e pushteteve politikë organizohen në grupe parlamentarë partiakë në përputhje me vullnetin zgjedhor të shprehur nga shoqëria civile në zgjedhjet e përgjithëshme elektorale, ose në zgjedhjet e parakohëshme të pushteteve politikë.”.

* – “Deputetët e popullit janë të revokueshëm me referendumin e zonës zgjedhore që i ka votbesuar; kurse deputetët e partive revokohen nga organi më i lartë vendimor i pushtetit politik, që përfaqësojnë, në periudhën midis dy kongreseve.”

* – “Grupet parlamentarë të deputetëve të popullit në çdo prefekturë kontrollojnë qeverisjen lokale nëpërmjet prefektit, që me shumicë votash zgjidhet prej tyre dhe emërohet nga kryetari i shtetit. Një herë në muaj grupi i deputetëve në çdo qark zhvillon aktivin legjislativ bazë prefekture ku marrin pjesë tërë këshilltarët e qarkut, si dhe kryetarët e bashkive dhe komunave. Deputetët e popullit janë mbipartiakë, të pa antarsuar në forcat politike dhe ushtrojnë mandatin e tyre si përfaqësues të kombit për një periudhë të pashkëputur 4 vjeçare; e cila mund të shkurtohet me referendum zonal nga zgjedhësit.”.

* – “Partitë Politike akreditojnë deputetin e tyre në Kuvendin Popullor kur arrijnë të marrin 2.5% të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme në zgjedhjet e përgjithshme elektorale. Deputetët e partive përfaqësojnë spektrin politik të shoqërisë civile shqiptare dhe organizohen në grupe, ose grupime parlamentare partiake, që përfaqësojnë pozitën ose opozitën e pushteteve politikë për qeverisjen e pushtetit ekzekutiv të shtetit.”.

* – “Grupi ose grupimi parlamentar politik i pozitës, me mbi 50% të votave të përgjithshme të votuesve në rang republike, përfaqëson alternativën e pushtetit qeverisës dhe ngre nivelin ekzekutiv të drejtimit të shtetit, kurse opozita e pushtetit politik ushtron kontroll mbi këtë alternativë dhe ka të drejtë t’i propozojë Kuvendit Popullor 5(pesë) kandidatura për postin e kryetarit të kontrollit të shtetit, nga të cilat parlamenti miraton 3(tre) syresh; kurse kryetari i shtetit zgjedh dhe emëron vetëm njerin prej konkurentëve.”.

* – “Opozita e deputetëve të partive politike parlamentare ka të drejtë të kërkojë zgjedhje të parakohshme elektorale të motivuara për ndërrimin e alternativës qeverisëse, në rast se nuk mbahen premtimet elektorale, ose për arsye të tjera strategjike. Ky opcion pranohet për diskutim vetëm pasi të ketë kaluar një vit qeverisje. Pozita e mbron pushtetin e vet qeverisës elektoral duke kërkuar mocion besimi politik ndaj qeverisjes ekzistuese. Në presencë të 131 deputetëve të kombit, pas vitit të parë qeverisës zhvillohet një herë në çdo 6 muaj debati politik parlamentar midis pushteteve politikë elektoralë të pozitës dhe opozitës. Në këtë debat diskutojnë edhe kryetarët e grupeve parlamentarë bazë qarku. Diskutimi përfundon me mocion besimi, ose mosbesimi ndaj qeverisjes ekzistuese. Në këtë rast deputetët e popullit votojnë brenda grupeve të veta parlamentare. Vota e grupeve parlamentarë bazë qarku unifikohet sipas shumicës përkatëse. Çdo grup parlamentar qarku dhe diaspore jep vetëm një votë besimi, ose votë mosbesimi ndaj qeverisjes; pra totali i votave në raste të tilla është 40 vota të deputetëve partiakë plus votat orientuese të grupeve parlamentare të qarqeve, (aq qarqe sa ka vendi plus votat e grupeve parlamentarë të deputetëve të diasporës.) Kur votat nda -hen barabar, atëhere mocioni i besimit, ose i mosbesimit, ndaj qeverisjes, vendo-set nga vota e fshehtë e kryetarit të parlamentit; i cili, pasi ka mbaruar votimi i gru-peve parlamentarë të qarqeve dhe diasporës, hedh votën e tij në një kuti të veçantë.

* – “Procedura e votimit është kjo: në fillim shpallen votat e 40 deputetëve politikë; kur qeverisja fiton më pak se 21 vota kryetari i parlamentit shpall krizën qeveritare dhe kryeministri është i detyruar të japë dorëheqjen. Brenda 24 orësh presidenti nxjerr dekretin e shkarkimit të kryeministrit dhe brenda 48 orësh emëron kryemini- stër kandidatin e propozuar me shkrim nga maxhoranca politike e rastit.”.

* – “Në rast se qeverisja fiton mbi 20 vota deputetësh politikë, kryetari i parlamentit deklaron vazhdimësinë e kabinetit qeverisës, pastaj lexohet vota pro, ose kundër, e grupeve parlamentarë bazë qarku, si dhe ajo e grupeve parlamentarë të diasporës; e cila vlen si testim elektoral lidhur me mirëqeverisjen, ose keq qeverisjen e pushtetit ekzekutiv qëndror bazë prefekturash dhe më gjerë.”.

* – “Kandidati i ri për kryeministër paraqet përpara parlamentit platformën qeveri -sëse dhe kërkon votbesimin e pushteteve politikë, të grupeve parlamentarë bazë qarqesh, si dhe të grupeve parlamentare të diasporës. Kjo nënkupton leximin e 40 votave të deputetëve politikë si dhe të votave unike të grupeve parlamentarë. Kandidati për kryeministër konsiderohet de jure i votbesuar në rast se siguron mini -mumi 21 vota deputetësh politikë; ose kur siguron 20 vota të tilla plus shumicën e votave të deputetëve të zgjedhur drejtpërsëdrejti nga Populli, të organizuar në aq grupe parlamentarë bazë qarku sa ka vendi, plus grupet parlamentare të diasporës. Në të kundërt kryetari i parlamentit deklaron krizë qeveritare dhe Presidenti shpall zgjedhjet e parakohëshme për pushtetet politikë elektoralë. Brenda një muaji shoqëria civile voton vetëm për alternativat e subjekteve politikë të partive, që konkurojnë për të fituar votbesimin për qeverisjen ekzekutive të shtetit juridik. E drejta për të krijuar Qeverinë e re lind nga verdikti elektoral i popullit.”.

* – “Administrata shtetërore i shërben vetëm ligjit; ajo është e pavarur dhe e ndarë

nga pushtetet politikë. Baza për rekrutimin e punonjësve të administratës shtetërore

është ndërgjegja ligjore, profesionalizmi dhe përkushtimi atdhetar në punë.

* – “Nomenklatura e pushteteve politikë është e kufizuar dhe përcaktohet sipas një

ligji organik të veçantë.”.

* – “Veprimtaria e brendëshme e Kuvendit Popullor ushtrohet sipas një ligji orga-nik të veçantë, ku përcaktohen qartë kufizimet e deputetëve partiakë si dhe procedu -rat kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, të kryetarit të parlamentit, si dhe kufizimin e veprimtarive të pushteteve politikë në Kuvendin Popullor.”.

* – “Në rast se opozita kërkon mocion mosbesimi ndaj maxhorancës qeverisëse dhe deputetët ekzistues politikë nuk e mbështesin me minimumi 21 vota kabinetin qeverisës, atëhere shkaktohet krizë politike qeveritare, e cila zgjidhet nëpërmjet shkarkimit të kryeministrit nga kryetari i shtetit; i cili, brenda 48 orëve, emëron si kandidat për kryeministër atë person që i propozon me shkrim forca kryesore politike e maxhorancës. Brenda 7 ditësh kryeministri i ri paraqet për miratim në dhomën e deputetëve politikë kabinetin e ri qeveritar; i cili, në rast se nuk votbesohet nga minimumi 21 deputetë politikë të maxhorancës, menjëherë i nënshtrohet votbesimit të deputetëve të popullit. Në rast se 63, ose 66 deputetë të popullit votojnë pro kabinetit të ri, kryetari i shtetit firmos dekretin për emërimin e kabinetit të ministrave; në të kundër firmos shkarkimin e këtij kryeministri, deklaron krizën qeveritare dhe shpall zgjedhjet e parakohëshme elektorale vetëm për pushtetet politikë. Ndryshimi i maxhorancës së pushteteve politikë brenda parlamentit nuk shkakton asnjë krizë parlamentare. 125 deri 131deputetët e Popullit mbeten të tillë deri në përfundimin e legjislaturës katër vjeçare.”.

* – “Në rast se kriza politike qeveritare shkaktohet në vitin e katërt të qeverisjes elektorale, presidenti i vendit nxjerr dekretin për bashkëqeverisjen kombëtare të vendit, duke emëruar si kryeministër zevendëspresidentin e Republikës.”.

* – “Deputetët e popullit, të jo më pak se 3 qarqeve, kanë tagër të kërkojnë mocion mosbesimi ndaj pushtetit politik ekzekutiv qëndror, jo më parë se të jetë mbushur një vit kalendarik nga marrja e votbesimit për qeverisje. Pranimi, ose refuzimi i kësaj kërkese bëhet jo më parë se një muaj nga momenti i paraqitjes të kërkesës zyrtare me shkrim. Periudha një mujore vlen për reflektim të grupeve parlamentarë që kanë kërkuar mocion mosbesimi, si dhe për diskusione të posaçme në parlament. Brenda 45 ditëve nga kërkesa zyrtare për mosbesim zhvillohet votimi i këtij mocioni pa diskutime në atë seancë.”.

* – “Në rast se Kuvendi Popullor miraton mocion-mosbesimi ndaj Qeverisë dhe në zgjedhjet e parakohshme shoqëria civile nuk merr pjesë në masën mbi 50.01% të numrit të përgjithshëm të zgjedhësve, që kanë të drejtë të votojnë, Presidenti i vendit formon një qeveri teknike; e cila qeveris për 6 muaj pushtetin ekzekutiv politik. Në rast se sërisht nuk votojnë mbi 50.01% e zgjedhësve, mblidhet Gjykata Kushtetuese dhe shpall jashtë ligjit lidershipin ekzistues të partive politike. Në krye të gjashtë muajve të tjera zhvillohen zgjedhjet për drejtimin politik të pushtetit të pavarur ekzekutiv të shtetit ligjor.”.  “Partitë politike që s’marrin pjesë në zgjedhje brenda një katërvjeçari nga dita e regjistrimit si person juridik, konsiderohen jashtë ligjit. Partitë politike që futen në zgjedhje dhe nuk marrin më tepër se 5 mijë vota, konsiderohen jashtë ligjit…”.

SHKARKO APP