Kuvendi i jep dritën jeshile misionit paqeruajtës në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria mbështet përpjekjet e SHBA-së për paqe

Kuvendi miratoi këtë të enjte gjatë seancës plenare me 106 vota pro angazhimin e Shqipërisë në mision paqeruajtës në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha se vendimi në fjalë e shndërron angazhimin e Shqipërisë për paqen në një kontribut konkret në terren. Nufi theksoi se si një vend aleat, Shqipëria qëndron krah SHBA-së në përpjekjet për paqe dhe kontribut në sigurinë Kombëtare.

“Një vendim që e shndërron angazhimin e Shqipërisë për paqen në një kontribut konkret në terren. Si aleat i vendosur, Shqipëria qëndron krah për krah me SHBA në përpjekjet për paqe me përgjegjësi, solidaritet dhe kontribut për sigurinë ndërkombëtare”, shkuan ministri Nufi në një postim në rrjetet sociale.

Ligji i miratuar parashikon që Shqipëria mund të kontribuojë me trupa në Gaza, me një numër maksimal deri në 40 ushtarakë. Misioni i tyre do të përfshijë sigurinë dhe stabilitetin, mbrojtjen e personelit dhe infrastrukturës, mbështetjen e operacioneve humanitare, si dhe monitorimin e raportimin e situatës së sigurisë, në përputhje me mandatin e misionit, në kuadër të Bordit të Paqes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?