FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite shqyrtohen 10 projektrezoluta

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të hënë, më 13 korrik, në orën 10:00, në seancë plenare, ku deputetët do të shqyrtojnë një sërë projektrezolutash që lidhen me vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve kryesore të vendit për vitin 2025.

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve plenare të datave 30 qershor dhe 2 korrik, si edhe me njoftime.

Në vijim, deputetët do të diskutojnë dhe votojnë projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), Bankës së Shqipërisë, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Institutit të Statistikave (INSTAT), Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH), Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Entit Rregullator të Energjisë (ERE) dhe Entit Rregullator të Ujit (ERRU), të gjitha për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2025.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të rendit të ditës, seanca parashikon edhe diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. Mbetet të shihet nëse opozita do të marrë pjesë, teksa indiciet në prononcimet e Berishës në media kanë qenë negative.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në seancat e shkuara ka pasur protestë dhe trazira jashtë parlamentit nga ana e protestuesve dhe gjithashtu do të duhet të shihet nëse ato akte do të përsëriten.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?