Kuvendi miraton emërimin e Ervin Demos si ministër të Brendshëm, pritet betimi në Presidencë
Lajme E Premte, 18 Shtator 2026 09:11
Dekreti i presidentit për emërimin e Ervin Demos në postin e ministrit të Punëve të Brendshme është miratuar edhe nga Kuvendi me 83 vota pro dhe 2 kundër.
Pas miratimit në Kuvend, Demo pritet të betohet para kreut të shtetit Bajram Begaj, dhe më pas do të nisë zyrtarisht detyrën e re në krye të Ministrisë së Brendshme.

