Kuvendi në Kushtetuese: Ministrat gëzojnë imunitetin e deputetit, pezullimi i njëjtë me shkarkimin

Drejtoresha juridike e Kuvendit, Mimoza Arbi, ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese argumentet e Kuvendit lidhur me çështjen e pezullimit nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Edhe Kuvendi thotë se vendimi i GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra është një ndërhyrje e pushtetit gjyqësor tek pushteti ekzekutiv. Drejtoresha juridike e Kuvendit, Mimoza Arbi thotë se pezullimi i një anëtari të Këshillit të Ministrave krijon bllokadë institucionale.

Deputeti gëzon imunitet, nuk mund të pengohet në ushtrimin e detyrave, nuk mund të kontrollohet, ndiqet penalisht pa pëlqimin e Kuvendit. Anëtari i KM përgjigjet penalisht, ndjekja penale bëhet me miratim të Kuvendit. Këto garanci i gjejmë edhe te Kushtetuta, në pikën 3 neni 103. Mbrojtja e deputetit është përfshirë në gjithë legjislacionin procedural penal. Pezullimi i tij nga detyra do cenonte pavarësinë e pushtetit, e njëjta logjikë zbatohet edhe për ministrin. Ndonëse ministri nuk zgjidhet nga populli, merr legjitimitet nga kuvendi.
Ministrat përfitojnë legjitimitetin nga Kuvendi. Kur kushtetutëbërësit kanë vendosur që ministrat të gëzojnë imunitetin e deputetit, kanë synuar të sigurojnë mbrojtje të barabartë institucionale. Imuniteti nuk është privilegj personal, por synon të mbrojë pavarësinë dhe funksionin normal të organeve. Pezullimi i ministrit nuk prek vetëm atë, por edhe Këshillin e Ministrave si organ kolegjial kushtetues. Ndalimi i pezullimit nga detyra zbatohet edhe për personat e zgjedhur, edhe për ministrat. Pushteti gjyqësor ndërhyn drejtpërdrejtë në ekzekutiv. Pezullimi i një anëtari krijon bllokadë institucionale. Vendimi i GJKKO de facto barazohet me vendimin për shkarkimin e një ministri, vendimi i pezullimit është de facto një shkarkim. Nëpërmjet pezullimit ndalohet pjesëmarrja e funksionarit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku merren vendime kyçe, ndalimin e ushtrim të detyrë në fushën e ministrisë”, tha drejtoresha juridike, Mimoza Arbi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?