Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së, sot zgjidhet Avokati i Popullit
Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e opozitës, për të hequr nga rendi i ditës zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Kërkesa e demokratëve mori 77 vota kundër dhe 30 pro. Kjo do të thotë që sot një nga gjashtë kandidatët do të zgjidhet avokat i Popullit.
Më herët, opozita deklaroi se kishte tërhequr firmat për kandidatët dhe kërkoi anulimin e procesit.
Kandidatët që do të hidhen sot në votim nga Kuvendi janë: Endri Shabani, Adriana Kalaja, Besim Ndregjoni, Aranita Braho, Skënder Haluci dhe Tartar Bazaj.
KOHA JONË SONDAZH

