FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ky popull ka vuajtur”, emigranti nga diaspora kërkon ndryshim të sistemit

Një emigrant shqiptar, i ardhur nga diaspora për t’iu bashkuar protestës qytetare në Tiranë, ka shprehur mbështetjen e tij për lëvizjen, duke theksuar se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit janë të gatshëm të kontribuojnë në ndryshimet që, sipas tij, i nevojiten vendit. Gjatë fjalës së mbajtur para protestuesve, ai tha se diaspora nuk qëndron indiferente ndaj zhvillimeve në Shqipëri dhe se do të jetë pjesë e çdo përpjekjeje që synon përmirësimin e situatës.

Protestuesi u shpreh se populli shqiptar ka kaluar shumë vështirësi ndër vite dhe se ka ardhur momenti për ndërtimin e një sistemi që vendos në qendër interesin e qytetarëve. Sipas tij, shteti duhet të funksionojë në shërbim të sovranit dhe jo të grupeve të interesit apo oligarkëve, duke shtuar se kjo është arsyeja pse ai ka zgjedhur të mbështesë protestën.

Në fjalën e tij, emigranti rikujtoi edhe angazhimin në lëvizjen studentore të vitit 1990, duke e cilësuar atë si një moment historik të rëndësishëm për vendin. Ai tha se brezi i tij kishte dalë në rrugë me idealin për të ndërtuar një Shqipëri demokratike dhe europiane, por sipas tij, objektivat e asaj kohe nuk u realizuan plotësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas protestuesit, ndërhyrjet dhe interesat e ndryshme ndikuan që vendi të mos ecte në drejtimin e dëshiruar, ndërsa theksoi se shumë prej synimeve të lëvizjes studentore mbeten ende të papërmbushura edhe sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos humbin besimin dhe të angazhohen në mënyrë aktive për ndryshime, duke theksuar se vetëm përmes pjesëmarrjes dhe reagimit qytetar mund të ndërtohet një shtet më funksional dhe më i drejtë.

Deklarata e tij u prit me duartrokitje nga një pjesë e të pranishmëve në protestë, ndërsa tubimi vijoi me fjalime të tjera dhe marshimin e protestuesve në rrugët e kryeqytetit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?