Ky qytet gjerman kërkon emigrantë: Vetëm ata do na shpëtonin
Shumë prej vendeve europiane po përpiqen te reduktojnë numrin e azilkërkuesve, por për kryebashkiakun e Goslar, një qytet ne Gjermaninë qendrore ata mund të jenë mënyra më e mirë për të rigjeneruar zonën. Kërkesa e Oliver Junk merr shkas nga shifrat për popullsinë, të cila faktojnë se Golsar prej vitesh është në krizë demografike.
Qyteti i cili dikur kishte 50 mijë banorë ka humbur 4 mijë përgjatë kësaj dekade, 2 mijë prej të cilëve vetëm në një vit. Situatë kjo që ka ardhur edhe për shkak të rënies se lindjeve dhe largimeve. E për këtë arsye, kryebashkiaku Junk i cili vjen nga radhët e kristiandemokratëve të Merkel vlerëson të domosdoshëm strehimin e emigrantëve, si gjënë më të mirë që mund t’i ndodhë qytetit të tij. “Ne kemi shtëpi bosh dhe në vend që t’i lëmë të shkatërrohen, mund t’ua japim emigrantëve. Ata mund të gjejnë pune dhe qyteti do të ketë të ardhme”, thotë Junk, duke shtuar se në qytetet e mëdha ka mungesë strehimi, ndërsa në Goslar ka hapësirë.
“Ne kemi pronat bosh dhe punëdhënësit këtu janë të dëshpëruar për forcë punëtore të kualifikuar”, thekson Junk, ndërsa e cilëson një çmenduri formulën e njohur si “Kwnigshtajner shusel” për caktimin e numrit të refugjatëve në bazë të popullsisë dhe të ardhurave për banorë. Por duket se kërkesat e tij për modelin Goslar kanë rënë në vesh të shurdhër edhe në radhët e kristiandemokratëve. “Ata më thonë mua se rregullat janë rregulla””, tha Junk, por kjo mënyrë sipas tij është tipike gjermane, e ngurtë, duke penguar idetë e reja. “Në të kundërt nëse ne nuk marrin të huajt, e vetmja gjë që na mbetet është të fikim dritat”, përfundon argumentin e tij kryebashkiaku i qytetit Goslar.