La bashkinë e Vlorës për ambasador në Zvicër, Dredha në Komisionin e Jashtëm: Nxitja e shkëmbimeve tregtare

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Ermal Dredhën, kandidat për ambasador të Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident dhe në Principatën e Lihtensheinit, jo rezident. Dredha i cili la bashkinë e Vlorës, prezantoi para anëtarëve të komisionit disa nga prioritetet e tij, ndërsa e konsideroi Zvicrën një ndër partnerët më të qëndrueshëm të Shqipërisë në tri dekadat e fundit, me një kontribut zhvillimor që ka ndihmuar forcimin e institucioneve dhe zhvillimin ekonomik vendor.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Zvicrën , sipas tij janë të qëndrueshme dhe të konsoliduara, bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë në fushat politike, ekonomike dhe shoqërore. Dredha siguroi se do të punojë për forcimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe institucional mes dy vendeve duke ruajtur dhe shtuar ritmin e kontakteve të niveli të lartë dhe duke thelluar bashkëpunimin në fushat e sigurisë, menaxhimit të emigracionit, rendit publik dhe mbrojtjes civile.

Për sa i përket marrëdhënieve ekonomike. Dredha vlerësoi se Zvicra është një nga investitorët kryesorë në Shqipëri. ”Ka kontribut të qenësishëm këto vitet e fundit për sa i përket pjesë së donacioneve apo granteve në shërbim të politikave zhvillimore. Shkëmbimet tregtare nuk janë në nivelin që ne duam por ky do të jetë prioritet i mandatit tim përmes lidhjeve të kontakteve dhe bizneseve dhe organizimit të forumeve ekonomike”, tha Dredha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër Dredha vlerësoi mbështetjen e Zvicrës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ndërsa siguroi se do të angazhohet për forcimin e diplomacisë parlamentare dhe krijimin e urave me diasporën shqiptare në Zvicër. Po ashtu Dredha mori mbështetjen e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në komision të cilët vlerësuan marrëdhëniet me Zvicër. Deputetët e vlerësuan vendimin e qeverisë për të dërguar në Zvicër një diplomat të këtij niveli, duke e cilësuar Dredhën si një nga emrat më të përgatitur në shërbimin e jashtëm shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla theksoi se zgjedhja e Dredhës tregon ndryshimin pozitiv në qasjen e Ministrisë së Jashtme ndaj marrëdhënies së veçantë me Zvicrën, ku jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë, të cilët duhet ta shohin ambasadën shqiptare në Bernë si “shtëpinë e tyre”. Balla bëri të ditur se Ministria e Arsimit po përgatit një aplikacion të ri të “Abetares digjitale”, të mbështetur nga inteligjenca artificiale, që do të mund të përdoret në çdo shtëpi ku jeton një fëmijë shqiptar jashtë vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?