Lady Gaga kërkon ndjesë për bashkëpunimin me R Kelly
Lady Gaga ka kërkuar falje për bashkëpunimin e saj të mëparshëm me R Kelly.
Ndjesa e këngëtares erdhi pasi u vu nën presionin e fansave për këngën me reperin, i cili akuzohet për abuzim seksual.
“Akuzat kundër R Kelly janë absolutisht të tmerrshme dhe të papërligjshme,”-shkruajti Gaga në një deklaratë të mërkurën, duke kërkuar falje për këngën e vitit 2013 ‘Do What U Want’ që e solli me reperin.
Lady theksoi se video është realizuar në një periudhë të errët të jetës së saj.
“Si viktimë e sulmeve seksuale, kam bërë këngën dhe videon në një periudhë të errët të jetës sime. Qëllimi im ishte të sillja diçka jashtëzakonisht sfiduese dhe provokuese sepse isha e zemëruar dhe ende nuk e kisha kaluar traumën që ndodhi në jetën time,”-shtoi ajo.
32-vjeçarja u shpreh se mbështet të gjitha gratë që kanë folur në dokumentarin e bërë ndaj R Kelly dhe se zërat e tyre duhet të dëgjohen dhe merren seriozisht.
Ajo tha se ka ndërmend ta heqë këngën nga iTunes e platforma të tjera dhe se kurrë nuk do të punojë me R Kelly përsëri.