Lady Gaga, në Serbi për të takuar të dashurin

Dashuria është në ajër për çiftin Lady Gaga dhe aktorin Taylor Kinney. Këngëtarja ka fluturuar drejt Serbisë për të takuar të fejuarin e saj i cili ndodhet në Beograd për të xhiruar filmin thriller, “The Forest”.

Ylli i muzikës pop është fotografuar duke shëtitur dorë për dore me të fejuarin, përgjatë lumit të famshëm të Danubit, duke dhuruar një pamje romantike.

Biondja, Gaga ishte veshur me pink, ndërsa Kinney nuk heq dorë nga veshjet sportive, xhinse, triko dhe atlete.

29 – vjeçarja Gaga dhe 33 – vjeçari Kinney janë njohur sëbashku në vitin 2011.

SHKARKO APP