Lajme nga Kina

Nga Ilir Levonja/

Kjo statujë gjigande, rreth 40 metër e lartë, u shfaq në internet disa ditë më parë. Eshtë Mao Ce Duni, i ashtuquajturi themeluesi i Republikës Popullore të Kinës. Një vepër e sponsorizuar nga një ithtar i tij. Me kosto rreth 460 mijë dollar. Ai që ka paguar është deputet i provinces së Henianit. Kina rurale. Atje ku ai disponon edhe një sërë ndërrmarjesh të prodhimeve nga ushqimore deri tek industrialet. Brigada të tëra punëtorësh kishin muaj që punonin. Mirëpo aty afër fundit, afër inagurimit, dikush shpërndau foto në internet. Dhe ndryshe nga pritshmëria e investuesit. Vetëm të enjten një armatë e tërë shtetërore zbarkoi që herët në mëngjes.
Sot është e premte. Dhe nga fushat e Henianit, vinë ca pamje thjesht të natyrës. Pejzazhe me drurë të zhveshur, mjergull e pamatë. Nga statuja gjingande nuk ka më asnjë gjurmë. Pyetjeve dhe interesit të gazetarëve, administrata shtetërore i përgjigjet me heshtje. Thonë se dikushi pëshpëriti në zë se, këto para mund të përdoreshin fare mirë në arsim dhe shëndetësi. Ndërsa vendallinjtë e quajnë investitorin një të çmendur pas figures së Mao Ce Dunit. Madje të thonë se statujat e liderit të madh, ulur në të famshim pavilionin kinez. Mermer i purpurt. Gjënden kudo, deri …
Por kjo nuk asnjë rëndësi. Disa veprime administrative nuk kanë nevojë për deklarata shtypi. Morali i kësaj aventure kineze qëndron në faktin se. Edhe Kina, diktatura, vendi një partiak. Vendi i revolucionit të Kuq. Vjen një çast që i thotë mjaft ekzagjerimit. Qoftë edhe kur aty përfshihet babai i Republikës.
Ndaj nuk është fare e rastësishme që sot ky komb është kthyer në një nga ndërrmarrjet që po punon për botën. Deri Amerika e kapitalizmit të suksesshëm, është debitore ndaj saj.
Po ne, a kemi ndonjë kohë, kufi, kur duhet t’u themi mjaft statujave tona të gjalla?

SHKARKO APP