Lamallari: Çdo person që sfidon ligjin dhe rrezikon jetën e pushuesve, do përballet me pasojat

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi sot se siguria e pushuesve në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, mbetet prioritet i punës së Policisë së Shtetit gjatë sezonit turistik.

“Siguria e pushuesve nga Velipoja në Ksamil është prioritet i punës së Policisë së Shtetit përgjatë sezonit turistik.
Kushdo që zgjedh të sfidojë ligjin dhe të rrezikojë jetën e pushuesve duke shkelur perimetrin e lejuar për mjetet lundruese, do të përballet pa kompromis me pasojat.
Reagimi i Njësisë Policore Detare dhe Policisë Kufitare do të jetë i menjëhershëm ndaj çdo shkeljeje apo denoncimi të qytetarëve”, thekson Lamallari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?