Blushi: Burgjet i keni kthyer në geto/Lamallari i përgjigjet: Ish-presidenti trajtohet njësoj me të tjerët

Në seancën e sotme plenare po mbahet interpelanca me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, e kërkuar nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Në fjalën e tij në foltore, Blushi u shpreh se burgjet dhe paraburgimi janë kthyer në vend të një institucioni rehabilitime, në një makineri dhune dhe terrori.

“Ministër, ju kam thirrur në interpelancë për të dhënë llogari për një krim shtetëror të kryer me vetë dije, nga kthimi në institucion rehabilitimi, në një makineri çnjerëzore dhune, frike dhe terrori institucional. Në këto institucione të denjë për republikat e bananeve, viktimë nuk janë vetëm të paraburgosurit dhe burgosurit, por edhe vetë gardianët që i keni shndërruar në skllevër”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, hodhi poshtë akuzat e Blushit, duke thënë se Meta nuk është persekutuar politikisht. Lamallari tha se raporti i Avokatit të Popullit jep rekomandime përgjithësuese dhe nuk është kurrsesi një raport që konstaton shkelje konkrete apo përgjegjësi individuale në rastin e shtetasit Ilir Metaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do doja që kjo sallë të përdoret për misionin që kemi në këtu, përfaqësimit të qytetarëve që presin nga ne dhe jo të dëgjojnë diskursin e emrave të përveçëm. Flet në emër të drejtësisë si prokuror dhe gjyqtar për kundërshtarët politikë. Sot jam këtu për t’i përgjigjur detyrimit kushtetues duke u angazhuar që ti shërbej sa më mirë të vërtetës.

Përtej kërkesës legjitime të cdo deputeti për interpelancë me anëtarët e Këshillit të Ministrave, unë mendoj se sot, më shumë se kurrë, është e rëndësishme të ndajmë qartë debatin politik nga e vërteta institucionale. Sistemi i drejtësisë dhe ai penitenciar nuk janë dhe nuk mund të jenë instrumente të betejës politike për interesa dhe as foltore parlamenti dhe as studio televizive. Çdo pretendim për shkelje të të drejtave të njeriut duhet trajtuar me seriozitet, por edhe me përgjegjësi, mbi fakte, ligj dhe standarde të verifikueshme, jo mbi interpretime selektive apo narrativa thellësisht politike.

Ministria e Drejtësisë mbetet e vendosur të garantojë barazi përpara ligjit, pa privilegje dhe pa përjashtime, duke mbrojtur njëkohësisht dinjitetin njerëzor, sigurinë publike dhe integritetin e institucioneve. Ky është standardi që i detyrohemi qytetarëve, ky është angazhimi ynë i përditshëm”, tha Lamallari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?