Lame: Lehtësi financiare dhe falje për kategoritë e personave në nevojë
Lame prezantoi vendimin e fundit të marrë nga Këshilli i Ministrave për përfshirjen e kategorisë së vetëdeklaruesve me statusin e të verbërit, të cilëve u falet detyrimi financiar për parcelën ndërtimore.
“Më herët ne kemi parashikuar lehtësi financiare dhe falje edhe për kategorinë e personave para dhe tetraplegjikë. Konkretisht këta persona-aplikues për legalizim përfitojnë falje të pagesës së truallit/tokës ku është ngritur ndërtimi i tyre pa leje. Ndërsa vetëdeklaruesit që kanë familjarë me status të tillë (para dhe tetraplegjikeve) paguajnë vetëm 50 % të vlerës së saj (tokës). Të njëjtat lehtësi u parashikuan edhe për të verbërit, duke ia falur pagesën personave të kësaj kategorie si dhe duke duke zbritur me 50 % pagesën për ata që kanë në familjet e tyre, persona të verbër”,- u shpreh ai.
Në fund të fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame theksoi: “Ne do të vijojmë të punojmë së bashku për të përfshirë në procesin e legalizimit edhe kategori të tjera, pa asnjë veçori dhe pa pagesë siç e parashikon ligji”.