”Lamtumirë Fatos Nano”, Balluku: Kryeministri reformator që besoi në rrugën europiane të Shqipërisë
Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku ka ndarë një mesazh lamtumire për liderin historik të PS, Fatos Nano që u nda nga jeta këtë të premte, pas ditëve qëndrimi në spital në gjendje të rënduar.
Balluku shkruan se Nano do të mbahet mend si kryeministri reformator që besoi në rrugën europiane të Shqipërisë.
”Lamtumirë Fatos Nano. Arkitekti i transformimit të së majtës shqiptare dhe Kryeministri reformator që besoi në rrugën europiane të Shqipërisë duke lënë gjurmë të thella në politikën dhe historinë e vendit. I paharruar”,-shkruan Balluku.
KOHA JONË SONDAZH

