Lapaj nis vetëm protestën para Kryeministrisë: “Do rri me një karrige. Të martën dorëzoj kërkesën në polici”

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ka nisur një protestë individuale kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai tha se pas tre vitesh mungesë në sheshe, ka vendosur të rikthehet për të protestuar i vetëm, duke qëndruar me një karrige para godinës së Kryeministrisë.

Lapaj e lidhi protestën me 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë dhe përvjetorin e lëvizjes studentore të vitit 1990, e cila solli rrëzimin e diktaturës komuniste.

“Do thoni ju, çfarë bën në këtë orë tek kryeministria? Kisha 3 vjet që nuk kisha zbritur në shesh për të protestuar. Sot është 8 dhjetori, dita kur nisi lëvizja studentore që rrëzoi komunizmin në thonjëza, dhe kam pritur gjithë ditën të ketë reagime, protestë, inat për gjithçka po ndodh”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nesër dorëzoj kërkesën për protestë”

Swiss Digital Mobile Reklama

Lapaj njoftoi se protesta e tij e vetme nuk do të jetë akt simbolik i izoluar, por fillimi i një lëvizjeje më të gjerë publike.

“Unë do rri këtu sonte me një karrige. Të martën do të dorëzoj kërkesën zyrtare për protestë në polici”, deklaroi ai.

Sipas tij, situata e vendit kërkon reagim qytetar dhe mobilizim të gjerë kundër krizës ekonomike, rritjes së çmimeve dhe politikave të qeverisë.

Protestë e papritur, mes zhgënjimit të qytetarëve

Lapaj u shpreh se e ka pritur prej ditësh që shoqëria civile, të rinjtë ose forcat politike të organizonin protesta, por mungesa e reagimit e detyroi ta ndërmarrë ai vetë hapin e parë.

“Kam pritur gjithë ditën të ketë reagime… por asgjë. Ndaj jam këtu, vetëm, sepse dikush duhet ta nisë”, tha ai.

Adriatik Lapaj ka qenë një nga zërat më kritikë të qeverisë dhe një figurë e njohur e aktivizmit qytetar, sidomos për çështjet e ekonomisë, drejtësisë dhe rritjes së çmimeve. Lëvizja e tij e re politike “Shqipëria Bëhet” është në proces organizimi dhe pritet të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?