Lara Colturi nënkampione bote në Slalom në Finlandë, Rama e uron edhe për ditëlindje

Skiatorja shqiptare Lara Colturi ka arritur një rezultat historik, duke siguruar vendin e dytë në Botërorin e Slalomit të zhvilluar në Finlandë. Performanca e 19-vjeçares vjen në një ditë të veçantë për të, pasi sot ajo feston edhe ditëlindjen.

Lajmi u përshëndet edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetin social Facebook e ka vlerësuar arritjen e Colturit si një moment të rëndësishëm për sportin shqiptar.

“Lara Colturi, skiatorja e Shqipërisë, ka siguruar vendin e dytë në Botërorin e Slalomit në Finlandë. E gjithë kjo arritje e madhe në një ditë të veçantë për Larën, e cila sot feston 19-vjetorin e saj. Edhe 100, Lara”, shkruan Rama, duke e shoqëruar urimin me emoji celebruese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Q Red RedBull Bull Audi Le A PROE 00 EDES TYRES R နမ 12 မညမ udi 순결 pru Lew ాతರు eusch TOKO A"

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?