Arbër Hajdari ka reaguar publikisht pas letrës ku përmendet nga Erion Veliaj, sikurse i është kërkuar nga Rama që vendin në bashkinë e Tiranës ta lirojë për opinionistin e njohur të ”Big Brother Albania Vip”. Përmes një reagimi, Hajdari thotë se nuk ka kërkuar apo ëndërruar ndonjëherë të punësohet nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
“Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!”, shprehet Hajdari.
Ai ka theksuar gjithashtu se fundjavat e tij vijojnë të jenë të përkushtuara ndaj njerëzve në nevojë, ndërsa ironizon zhurmën politike dhe diskutimet që sipas tij mbushin ditët e javës.
“Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota. Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”, përfundon reagimin e tij Hajdari.
Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat që qëndroj pas protestave ose ik
