Largimi i Marjana Koçekut nga PS, Balla mbledh grupin parlamentar: Për atë do të flas…

Taulant Balla ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar të PS.

Gjatë mbledhjes, kreu i grupit ka deklaruar se, lidhur me vendimin e marrë dje nga deputetja e qarkut Shkodër, Marjana Koçeku, e cila vendosi të largohet nga PS dhe të dalë si deputete e pavarur, do të flasin në një moment tjetër.

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës e fitoi mandatit duke qenë pjesë e listës së mbyllur, ndërsa pasditen e djeshme njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist dhe do të vijojë mandatin si deputete e pavarur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me një parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, ka shkruar Koçeku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo e fitoi mandatin me PS, duke qenë pjesë e listës së mbyllur, ndërsa një ditë më parë njoftoi vendimin për largimin përmes një postimi në rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?