”Lavdi Dëshmorëve të Atdheut”, Belinda Balluku në Lushnje: Sakrifica për lirinë, amanet i përjetshëm
Deputetja e PS-së dhe drejtuese politike e PS për qarkun e Fierit, Belinda Balluku ka përcjellë një mesazh përkujtimor në nder të Dëshmorëve të Atdheut, duke vlerësuar sakrificën e tyre për lirinë e vendit.
Ish-zv/kryeministrja nga Lushnja thekson se ata që dhanë jetën për atdheun mbeten simbol i atdhedashurisë dhe guximit, duke kujtuar se liria nuk është një e drejtë e fituar lehtë, por rezultat i sakrificave të mëdha ndër vite.
Ajo u shpreh se kujtimi dhe nderimi për dëshmorët duhet të mbetet i përhershëm, si një detyrim moral dhe kombëtar për të gjithë qytetarët, ndërsa shtoi se kontributi i tyre është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e vendit.
Mesazhi i saj përmbyllet me thirrjen: “Lavdi Dëshmorëve të Atdheut”, duke ripohuar rëndësinë e respektit dhe mirënjohjes ndaj atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH










