”Le Figaro”: A mund të jenë imigrantët një mundësi për ekonominë?
Charles Wyplosz
Disa javë më parë, Merkel dhe Hollande ishin kundër planit Juncker të kuotave për shpërndarjen e imigrantëve në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Dhe më pas fotoja dramatike e fëmijës së mbytur duket se preku zemrën e kancelares. Si gjithmonë, Hollande ka thërritur ”edhe unë”, me një mungesë të dukshme të entuziazmit. Që kur Gjermania u angazhua të pranojë këtë vit 800 000 imigrantë dhe zhbllokoi shumë e konsiderueshme prej 6,6 miliardë eurosh (për të mbështetur idetë, Hollande premtoi uljen e taksave në dy miliardë). Franca premtoi 24 000 hyrje në dy vjet, dy ditë nga njoftimi për numrin i të mbërriturve në Gjermani në këtë moment. Zemërguri kundër zemërtendosurit? Llogaritje politike të brendshme? Pa dyshim, po gjithashtu kushte ekonomike të ndryshme. Në parim, imigracioni është një burim i rritjes ekonomike. Imigracioni, është më shumë punëtorë dhe më shumë konsumatorë. Kjo është e gjithë historia e suksesit e vendeve të mëdha të imigracionit si SHBA-ja apo Kanadaja mes të tjerave. Këta imigrantë prodhojnë, në të gjitha nivelet. Një pjesë e mirë e shumë të pasurve të ”Silicon Valley” vijnë nga imigracioni. Këto janë parimet. Ata ndajnë hipotezën se vendet pritëse funksionojnë mirë, që nuk ka papunësi, që mënyra e jetësës mund të rritet për t’iu përgjigjur nevojave të reja dhe që shoqëria di ti integrojë të mbërriturit e ri.
Ne jemi larg në Francë, gjithashtu shumë më larg se Gjermania. Me një përqindje të papunësisë më të ulët se ajo e Francës, Gjermania është pothuajse në kushtet e punësimit të plotë. Ajo do të arrijë së shpejti të punësojë këta imigrantë. Jo Franca. Më keq, madje. Imigrantët do të përdoren menjëherë në punë pak të kualifikuara, edhe nëse disa janë shumë të kualifikuar. Ata do të hyjnë në konkurencë me personat më pak të kualifikuar në vendet e pritjes, pagat e të cilëve janë të ulëta. Një tjetër eksperiencë e zbuluar në vendet e imigracionit është se të mbërriturit e ri janë në përgjithësi dinamikë. Këta janë persona të vetë seleksionuar, që kanë pasur kurajon dhe vullnetin për të ndërmarrë ”udhëtimin e madh”. Me një fjalë ata e duan. Ata janë shumë të gatshëm për të punuar fort për të arritur qëllimin e tyre. Në një vend të mësuar me rregulla maltusiane të shumta, dinamizmi i tyre do të përplaset me një mur kufizimesh dekurajuese. Nga kjo pikëpamje, Gjermania ëstë më pak paralizuese se Franca. Me një popullsi në rënie, Gjermania do të duhet të përballet menjëherë me një situatë të vështirë me pak punëtorë për financimin e pensioneve dheshpenzimeve mjekësore të pernsionistëve gjithmonë e më të shumtë. Imigrantët janë të rinj. Ata do të ngadalësojnë, pjesërisht, rënien demografike. Në Francë, ku lindin më shumë fëmijë, rënia demografike është më pak katastrofike. Kjo e bën imigracionin më pak të dobishëm. Por të dobishëm megjithatë. Imigrantët kushtojnë shtrenjtë në fillim.
Duhet t’i strehosh, t’u shkollosh fëmijët, t’u ndërtosh banesa, të rrisësh numrin e mjeteve të transportit. Ky është një investim shumë frytdhënës në fund, por kjo nënkupton më shumë shpenzime sot. Me një buxhet të ekuilibruar, asnjë problem për Gjermaninë. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Francën. Por, pa rritjen e këtyre burimevem imigrantët do të mblidhen në banesa me kushte të këqija. Do të duhet kurajo politike për nisjen e një plani të madh investimi, si Izraeli në momentin e rënies së Bashkimit Sovjetik, një sukses ekonomik spektakolar që Gjermania po përgatitet ta rihartojë në një shkallë më modeste.