LeBron James zbulon tatuazhin e ri, i kushtohet Kobe Bryant

LeBron James ka zbuluar sëfundmi një tatuazh të ri që i është shtuar trupit të tij. Tatuazhi i kushtohet të ndjeri Kobe Bryat. Lojtari i “LA Lakers” ngriti lartë këmbët e pantallonave gjatë trajnimit për të treguar imahzin e Bryant në kofshë.
Tatuazhi i është kushtuar i gjithi Bryant, i cili është i njohur edhe si “Mamba” nga fansat dhe miqtë në të gjithë botën. Lojtari i Lakers, Anthony Davis gjithashtu përkujtoi legjendën e NBA duke postuar një video në faqen e tij në Instagram, teksa tregonte se kishte bërë një tatuazh në nder të tij.
Këto ngjarje vijnë vetëm disa ditë pasi 41-vjeçari humbi jetën tragjikisht në një përplasje me helikopter. Me të po udhëtonte edhe e bija 13-vjeçare. Ajo gjithashtu humbi jetën në këtë ngjarje që tronditi botën mbarë.
Shtatë pasagjerë të tjerë ndërruan jetë të dielën në mëngjes. Bashkë me Kobe Bryant po udhëtonin edhe trajneri i basketbollit, John Altobelli, bashkëhsortja e tij Keri dhe vajza e tyre Alyssa, Payton Chester dhe e ëma, Sarah, Christina Mauser dhe piloti Ara Zobayan.
January 26, 2020, Los Angeles, California, USA: Former Los Angeles Lakers player Kobe Bryant died in a Helicopter crash on Sunday, January 26, 2020 in Calabasas, California. He was 41. FILE PHOTO: Kobe Bryant poses with his family along with Earvin Magic Johnson, Jeanie Buss and Lakers GM Rob Pelinka as the Lakers retire Kobe’s numbers 8 and 24 on a night when the host Los Angeles Lakers fall to the visiting Golden State Warriors 116-114 on Monday, December 18, 2017 at the Staples Center in Los Angeles, California. BURT HARRIS/PI (Credit Image: © Prensa Internacional via ZUMA Wire)
KOHA JONË SONDAZH

