Legalizimet, dritë jeshilë për 5 mijë banesa në Pyllin e Sodës

Në Vlorë do të mund të legalizohen rreth 5 mijë banesa të ndërtuara pa leje në pyllin e Sodës. Vendimi është marrë në unanimtet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku të djathtët ndonëse deklaruan se bëhet për çështje fushate, votuan pro legalizimit.

5000 banesa ne pyllin e Sodes do të legalizohen. Vendimi është marrë  në keshillin bashkiak të Vlorës  me 38 vota pro. Votave të PS iu bashkia edhe LSI me demokratët.

Për keshilltaret e djathte vendimi është fushatë e pastër elektorale. Ata akuzojnë për legalizime selektive edhe pse votuan pro legalizimit të banesave të qytetarëve.

Vendimi për legalizimin e 5 mijë godinave në pyllin e Sodës u miratua në unimitet nga Këshilli bashkiak i Vlorës, i cili hoqi dorë me anë të një projektvendimi nga trualli që i ishte zaptuar ndër vite nga qindra familje.

SHKARKO APP