Lëndohet gjatë përplasjeve fotografi Feliks Bilani, shoqërohet me ambulancë

Fotografi Feliks Bilani ka mbetur i dëmtuar gjatë incidenteve të ndodhura në protestën e organizuar nga Partia Demokratike, pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, Bilani është lënduar gjatë tensioneve të krijuara në zonën ku protesta u zhvendos përpara godinës së Kuvendit. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai është shoqëruar me ambulancë pak minuta më parë për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja ndodhi në një moment kur situata ishte e përshkallëzuar, me përdorim të gazit lotsjellës dhe përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve, çka ka vështirësuar edhe punën e gazetarëve dhe fotoreporterëve në terren.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?