Lëshon alarmin “SOS”, mbytet motoskafi pranë brigjeve të Sarandës

Një motoskaf është mbytur sot pranë brigjeve të Sarandës. Ngjarja në fjalë u sinjalizua rreth orës 11:30, kur motoskafi lëshoi alarmin “SOS”, ndërsa për ti adhur në ndihmë u nisën 2 mjete të policisë kufitare.

Burime thanë se mjeti i lundrimit, 16 metra i gjatë, ishte nisur nga Korfuzi drejt Sarandës, por fatkeqësisht ai pësoi defekt 5 milje larg bregut, në vendin e quajtur ‘Kapoqefal’.

Mësohet se motoskafi ishte me flamur holandez, ndërsa ai drejtohej nga një shtetas italian, i cili u shpëtua nga policia kufitare e Sarandës.

SHKARKO APP