Lesi kritikon Florian Binaj për mënyrën e fushatës: Isha për kandidat politikë, por….
Analisti dhe botuesi i KOHA JONE, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV te Ylli Rakipi u ndal te deklarata e kandidatit Florian Binaj se do të ndjekë modelin e tij (të Nikoll Lesit) për të fituar si kandidat i pavarur. Lesi u shpreh se modeli i tij ishte ndryshe. Lesi deklaroi se Binaj gabon duke mos pranuar Berishën në fushatë.
Pjesë nga biseda
Lesi: Kandidati Florian Binaj është aktor shumë i njohur, njeri i mirë, por ai po bën një gabim në fushatë. Ai thotë se jam kandidat i pavarur, por deklaroi se nuk pranon Berishën në fushatë, nuk pranon asnjë nga liderët politikë që e mbështesin në emër të “pavarësisë”, por ata kanë vota; ai duhet të prekë pjesën e elektoratit gri si emër artisti dhe njeriu të angazhuar, duhet të ketë sigurta votat militante të PD. Se po nuk panë Berishën nuk shkojnë fare në votime, militantët fanatikë. E thashë që në fillim se PD duhej të kishte kandidat një emër të mirëfilltë politikë, bile një nga emrat me të mirë të selisë blu.
Abilekaj: Ai tha do të bëj fushatën time me shtabin tim.
Lesi: Ai tha se kam marrë modelin e Nikollë Lesit. Unë kam kandiduar në zonë krejt të djathtë në Lezhë dhe PS më la zonë të lirë se e dinte se nuk fitonte dot me kandidat partiak. Por unë thirra kryetarët e partive të PS, PSD-së, e të gjithë kush ishin kundër Berishës. Mora votat e garantuara nga partitë politike, por që nuk mjaftonin. Duhej të merrja vota nga e djathta me njohje dhe emrin tim, sikurse mora shumë vota nga elektorati gri. Kam fituar dy herë si kandidat i pavarur në Lezhë. E theksoj se kandidati i Tiranës duhet ti ketë afër liderët politikë të opozitës. Ndryshe kjo mbetet lojë djallëzore e Berishës që kur të humbi, të thotë se ” ishte jo i yni, ishte i pavarur”!
Tela: Ai tha nuk do të dal me Berishën në krah. Kaq, është e thjeshtë.
Lesi: Kjo është një mënyrë për të justifikuar humbjen. Pra që nuk ishte kandidati ynë, ishte i pavarur.
KOHA JONË SONDAZH

