Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kreu i grupit parlamentar të PD: Berisha gaboi rëndë

Vendimet për grupin e PD-së në Kuvend, nuk janë votuar vetëm nga deputeti i PD-së, Bujar Leskaj. Ai votoi kundër propozimeve për grupin parlamentar të partisë. Në dalje nga selia blu, Leskaj tha se ishte kundër zgjedhjes së Gazment Bardhit.

“Isha kundër kryetarit të grupit parlamentar. Mendoj se Doktor Berisha ka gabuar në këtë rast, ka gabuar rëndë madje”, tha Leskaj. I pyetur nëse kjo është ndarje me PD, Leskaj u përgjigj: ”Pse do ndahem? Jam deputet i Partisë Demokratike”.

Përveç Bardhit si kryetar i grupit, PD zgjodhi si nënkryetarë Belind Këlliçin dhe Tomor Alizotin. Sekretare e grupit është emëruar Elda Hoti, ndërsa zëdhënëse Ledina Alolli. Gjithashtu, Agron Gjekmarkaj u konfirmua si nënkryetar i Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?