Leskaj thyen urdhërin e PD-së, merr pjesë në protestë pro UÇK-së: Unë jam deputet i labëve

Deputeti i PD-së, Bujar Leskaj ndodhet në protestën në mbështetje të luftës së UÇK-së që po mbahet në Tiranë, përkundër vendimit të kolegëve të tij demokratë për të mos qenë prezentë atje. Ai tha se ka marrë pjesë në protestë si deputet i Vlorës dhe i gjithë zonës së Labërisë.

“Liria ka një emër, UÇK. Liria ka një emër, Hashim Thaçi. Gjykata për fat të keq po e ndërton gjithë fabulën e saj në bazë të bashkëpunëtorëve të UDB-së së dikurshme të serbëve. Ne duhet të jemi të gjithë me UÇK, me Hashim Thaçin, me Kadri Veselin, Me Jakup Krasniqin, me Rexhep Selimin dhe të tjerët.

Unë nuk jam udhëheqësi i PD, unë jam deputet i PD së Vlorës. Jam deputet i labëve, ka tre hyrje Labëria, fillon nga fshati im, Drashovica. Te shtëpia e gjyshit tim. Pavarësisht se disa nga këta patronazhistët e Ramës unë kam antipatinë më të thellë, nuk i pëlqej”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?