Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:40 Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit Një festim golash është kthyer në një çështje të nxehtë në Gjermani. Mesfushori i Borussia Dortmundit, Felix Nmecha, është vënë në qendër të polemikave…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij, një predikim i shenjtërisë së dijes dhe edukimit

Kultura E diel, 5 Tetor 2025 08:29
Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij, një predikim i shenjtërisë së dijes dhe edukimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

SOT, NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË MËSUESVE

Nga Albert Vataj
Dita Botërore e Mësuesit është një homazh i përbotshëm për ata që mbjellin dritë në mendjet dhe shpirtrat njerëzorë, për ata që me përkushtim e durim formësojnë breza, duke i udhëhequr në rrugën e dijes, së vërtetës dhe së mirës. Në këtë ditë mirënjohjeje dhe reflektimi, fjala e një prej figurave më të ndritura të historisë, Abraham Lincoln, vjen si një testament i pavdekshëm për rolin e mësuesit dhe kuptimin e thellë të edukimit.
Letra që ai i drejtoi mësueses së djalit të tij mbetet një ndër tekstet më fisnike të njerëzimit mbi shenjtërinë e dijes, virtytin e formimit dhe përgjegjësinë morale të mësuesit.

Letra
E di që i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, jo të gjithë janë të sinqertë. Megjithatë mësojini se për çdo kriminel ka një hero, për çdo politikan egoist ekziston një lider i përpiktë. Mësojini se për çdo armik, ka një mik. Mundohuni ta mbani larg zilisë nëse ia arrini dhe mësojini sekretin e një buzëqeshjeje të çiltër.
Mësojini fillimisht se mendjemëdhenjtë janë të parët që humbasin.
Nëse mundeni, transmetojini mrekullinë e leximit të librit, por i leni dhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve në një kodër.
Mësojini se në shkollë është shumë herë më e ndershme të gabosh sesa të mashtrosh.
Mësojini të këtë besim në idetë e tij edhe pse të gjithë do t`i thonë që janë të gabuara.
Mësojini të jetë i sjellshëm me njerëzit e sjellshëm dhe i ashpër me të këqinjtë.
Mundohuni t`i mësoni fëmijës tim forcën për mos të ndjekur turmën edhe pse të gjithë hidhen mbi qerren e fituesit.
Mësojeni që të dëgjojë me vemëndje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë atë që dëgjon me shoshën e të vërtetës dhe të marrë veç të mirën.
Mësojini se mund të buzëqeshë edhe kur është i trishtuar.
Mësojini se nuk është turp të qash.
Mësojini si të përqesh cinikët dhe të ruhet nga ëmbëlsia e tepruar e njerëzve.
Mësojini atij sesi të shes mallin e tij ofruesit më të lartë, por mos të pranojë kurrë një çmim për shpirtin e zemrën.
Mësojini të mos ia vërë veshin njerëzve të helmuar dhe të ngrihet të luftojë nëse nuk është e drejtë.
Trajtojeni me mirësjellje, por mos e përkëdhelni sepse përmes provës se zjarrit, bëhet çeliku i mirë.
Lëreni të ketë kurajën të jetë i padurueshëm.
Lëreni që të ketë durimin të jetë trim.
Mësojini që të ketë besim të palekundur në vetvete, sepse vetëm atëhere do të ketë besim në njerëzimin.
E di që janë shumë kërkesa, por bëni më të mirën që mundeni.
Ështe një djalosh kaq i mirë, im bir!..

Mund t'ju interesojë

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Para 28 minutash
Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 35 minutash
Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 3 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo letër, e mbushur me urtësi, thjeshtësi dhe thellësi njerëzore, është më shumë se një këshillë prindërore — është një manifest i përjetshëm për edukimin si themel i shoqërisë dhe si akt dashurie ndaj njeriut.
Në çdo fjali të Lincoln-it gjejmë thelbin e asaj që duhet të jetë mësuesi: udhëheqës i shpirtit, kultivues i mendjes dhe shembull i karakterit.
Në këtë ditë të shenjtë për mësuesit, le ta kujtojmë se çdo dritë që ndizet në mendjen e një fëmije është një fitore e dijes mbi errësirën, dhe çdo mësues që jep nga vetja për të formuar të ardhmen, është një hero i heshtur i përjetësisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Abraham Lincolnalbert vataj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit
Para 1 minute

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete
Para 3 minutash

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Para 15 minutash

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia
Para 19 minutash

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.