Lëvizja e Salianjit, Ergys Mërtiri: Berisha e ka reduktuar PD nga 750 mijë vota në 500 mijë

Ergys Mërtiri thotë se lëvizja e Ervin Salianjit nuk ndikon negativisht në radhët e opozitës. Për të është kreu i PD, Sali Berisha ai që i ka dhënë goditje kësaj partie, pasi sipas tij, e ka reduktuar nga 750 mijë votues në 500 mijë.

”Nuk e shoh si goditje, goditjen ja ka dhënë Sali Berisha PD-së. Ai e ka kthyer në një klub interesash personale familjare, e ka reduktuar këtë parti nga 750 mijë vota në 500 mijë. Me gjasë që të shkojë akoma më keq, në dukje që në protesta nuk mbledhë as 200 veta.

Çdo lëvizje që bëhet për të reformuar PD-në për të ndriçuar edhe lidershipin, do ishte një lëvizje për ta transformuar PD-në për ta kthyer atë në një forcë që është një alternativë qeverisëse. Siç ka qenë dikur”, tha Mërtiri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?