Lëvizje në Pallatin e Kongreseve, Rama e Basha sërish ‘kokë më kokë’

Ka zhvillime të tjera në Pallatin e Kongreseve ku janë duke u zhvilluar bisedimet për të qartësuar marrëveshjen Rama-Basha të arritur në orët e para të ditës së sotme.

Burime thanë për SYRI.net se Edi Rama dhe Lulzim Basha janë duke zhvilluar një takim ‘kokë më kokë’ me njëri-tjetrin pa praninë e dy ndihmësve të tyre, Engjëll Agaçi dhe Oerd Bylykbashi.

Edhe këta të dy mësohet se janë mbyllur në një dhomë vetëm e po zhvillojnë takime ‘kokë më kokë’.

SHKARKO APP