Librazhd, Balla: Rilindja urbane s’ka nevojë për komente

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i pranishëm sot në Librazhd, si pjesë e ciklit të takimeve “Bashkia që Duam”, komentoi ndryshimet në këtë Bashki. Balla u ndal edhe te projekti me qeverinë gjermane, ai i kanalizimeve në këtë qytet. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, tha se rilindja urbane në këtë bashki nuk ka nevojë për komente, duke listuar edhe ndryshimet respektive nga shëtitorja deri te parku.

“Nuk ka ndonjë shesh tjetër që më bie rruga të kem emocione, padyshim që këtu kam emocione. Për t’i shërbyer qytetarëve në çdo cep të vendit. Në vitin 2015 me kryetarin e Bashkisë Librazhd Kastriotin ne zhvilluan një proces ndryshimi rrënjësor.

Këtu në Librazhd përsëri me qeverinë  gjermane fillojmë projektin e kanalizimit të ujërave. Kanalizime që nuk është vënë dorë që në vitin 1998. Procesi dhe gjithë pjesa e rilindjes urbane nuk ka nevojë për komente, por duket vetë. Jo vetëm që është shëtitorja më e madhe përbi lumit Shkumbin, por ne krijojmë edhe parkun. Shoqëruar me gjithë ambjentet sportive, kalceto, stola për t’u ulur. Ajo që më ka shqetësuar më shumë ka qenë punësimi.

Kemi 10 herë më shumë njësi prodhimi. Mercedes Benz prodhon pjesë këmbimi në Librazhd. Bashkë me Kryeministrin jam krenar që do takoj vajza dhe djem dhe të reja që kanë punuar me kompaninë gjermane.”-tha Balla.

SHKARKO APP