Libri ”Lidershipi” i diplomatit amerikan vjen në shqip, Rama: Sot gjërat mund të ishin ndryshe nëse do kishte një Kissinger

Në prezantimin e botimit në shqip të librit “Lidershipi” të diplomatit të njohur amerikan, Henry Kissinger, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje politikëbërjen e SHBA në raport me Kinën gjatë presidencës Nixon. Kryeministri përmendi strategjinë e Kissinger në atë kohë, kur ishte Sekretar amerikan i Shtetit, për raportet Kinë-Tajvan dhe zgjidhjen që ai propozoi. Rama thotë se nëse në gjeopolitikën e sotme, do të ishte Henry Kissinger, situata mund të kishte rrjedhur ndryshe dhe se kapaciteti strategjik i Kinës nuk duhet nënvlerësuar.

“Ka një problem që është Tajvani. Kissinger aty bën një propozim që ka hyrë në terminologjinë historike si një inovacion i jashtëzakonshëm me termin “ambiguitet strategjik”, që propozon që të dyja palët, Kina dhe Tajvani, të pranojnë që ka një Kinë. Por secilës prej tyre t’u lihet liri që të mendojnë se ajo një Kinë është e tyrja. 

Ky është një shembull që i thotë të gjitha për kapacitetin strategjik të Kinës që bazohet në sistemin e tyre, traditën e tyre, të cilin Perëndimi ose nuk do ta kuptojë ose nuk arrin ta kuptojë por që e bën Kinën një aktor me më shumë se sa atë palë të kartave që është në tryezën e lojës dhe duke kuptuar këtë Nixon dhe Kissinger ndërtuan një strategji të tërë dhe pse ata ju afuan Kinës dhe sikur politikëbërja e lartë amerikane të lexohej vetëm ajo pjesë disa vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot gjërat mund të kishin rrjedhur ndryshe dhe padyshim që nëse do kishte një Kissinger në atë tryezë, me siguri që gjërat mund të kishin rrjedhur ndryshe. Besoj që me kaq ne mund ta mbarojmë misionin tonë”,-tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?