Libri për fëmijë me diktatorin Adolf Hitler tërhiqet nga shitja
Një dyqan në Holandë është detyruar të kërkojë falje, pasi kanë vënë në shitje një libër për fëmijë, në të cilin duhet ta ngjyrosësh diktatorin Adolf Hitler me një përshëndetje naziste. Hitleri në veshjen e tij ka edhe emblemën ‘swastika’, gjë që ngjalli reagime nga ana e prindërve të fëmijëve që blenë këtë libër, shkruan BBC. Kruidvat nga Shtëpia Botuese shprehu keqardhje për veprimin e tyre dhe thanë se ishte i paqëllimshëm. Libri është botuar në Indi, por mbetet e paqartë pse është përfshirë edhe Hitleri në një libër për fëmijë. Shitësit në Holandë u alarmuan vetëm pasi libri u shit dhe më pas ngjalli reagime nëpër rrjetet sociale, megjithatë libri nga sot nuk është më në shitje.