Liderët e BE dhe të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, i pranishëm edhe kryeministri Rama
Mblidhen sot në Bruksel udhëheqësit e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim të nivelit të lartë do të marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama.
Samiti do të kryesohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga presidenti i Këshillit Evropian Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa në takim do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.
Samiti synon të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Ndërsa, BE-ja do të riafirmojë angazhimin e plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor, si dhe përparimin e arritur në procesin e zgjerimit, të reflektuar në raportin më të fundit të Komisionit.
Në fund të samitit do të publikohet deklarata e samitit BE-Ballkani Perëndimor.
KOHA JONË SONDAZH

