Lidhje e fshehtë e Princ Harry me Pippa Middleton

 

Nuk kanë të sosur skandalet që vijnë nga arena e pallatit mbretëror në Britaninë e Madhe. E radhës sipas një revistë të famshme amerikane është historia ekskluzive mbi romancën që po lulëzon mes Princit Harry, 31 vjeç dhe Pippa Middleton, 32. Sipas revistës OK !, vëllai i vogël i Princit Ëilliam dhe motra e vogël e Kate Middleton kanë qenë duke shijuar një "romancë të fshehtë" për tre muaj. Publikimi gjithashtu pretendon të ketë detaje intime të lidhjes së tyre, duke përfshirë se si ata kaluan takimin e tyre të parë dhe faktin se ata e kanë dëshiruar njëri-tjetrin për vite me radhë. Thuhet se, Princi Harry fillimisht e 'vuri re' Pippa Middleton ndërsa vëmendja e botës ishte kthyer te vëllai i tij dhe motrat e saj- por vetëm tani është bërë publike, kur OK! e zbuloi romancën. "Në një moment të mbrëmjes, Kate shkoi për të kontrolluar make up-in e saj dhe i gjeti ata duke u puthur në tualet", tha një burim i brendshëm. Kate nga ana e saj ishte shumë e pakënaqur nga incidenti. Artikulli më pas pretendon se Harry e ka ndjekur Pippa për muaj të tërë, edhe pse pretendohet se Pippa nuk i përgjigjej nga frika e reagimit të Dukeshës së Cambridge. Kështu ata vijuan duke u njohur me të tjerë njerëz.

SHKARKO APP