Ligji për referendumet, Balla: Partia Socialiste e ka gati draftin

Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla, tha se Partia Socialiste e ka gati draftin për ligjin për referendumet, por do të vijojnë konsultimet deri në dorëzimin e tij.

Balla u shpreh se një ligj për referendumin është i nevojshëm në Shqipëri dhe se ky proces do të jetë gjithëpërfshirës.

“Këtë draft që kemi sot, para se ta depozitojmë në Kuvend, do t’ia nënshtrojmë një procesi të gjerë konsultimi. Grupi do zhvillojë tryeza të mëdha konsultative me juristë, profesorë, studentë, shoqërinë civile, me qëllimin e mirë që të shkojmë në një projekt të konsoliduar. Për t’i dhënë udhë këtij procesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të jetë një proces i gjerë dhe i gjatë. Këtë draft që kemi këtu do e depozitojmë në Kuvend. Maxhoranca po angazhohet për nismën ligjore, për ligjin e ri për referendumet. Referndumi i përcaktohet si forma e drejtpërdrejtë e popullit për një çështje, kushtetuta ka përcaktuar dy çështje ku mund të thirret referendumi: për një ligj, ose referendumi konsultativ”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?