Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Do të skanohet dhe përputhet 100% me direktivat e BE

“Bëmë ligjin e parë të integruar me BE-në për zonat e mbrojtura dhe zgjeruam në mënyrë të ndjeshme sipërfaqen e tyre dhe e kthyem mbrojtjen e natyrës në sistem administrimi.

Ndryshimet e vitit 2024, le ta mbajë shënim kush e dëgjon, në atë ligj, të përdorur papushim si benzinë për zjarrin e protestës, nga individë me axhenda politike, përfshirë disa eurodeputetë që në rastin më të mirë s’e kanë lexuar fare, dhe në rastin më të keq kanë dashur ta besojnë rolin e viktimave të imperializmit amerikan. Ato ndryshime janë bërë në përputhje me direktivën europiane. Ka një proces në zbatim të kalendarit të negociatave, do skanohen një për një me Komisionin Europian, për ta përputhur tërësisht atë ligj me direktivën e BE. Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri në rrugën e negociatave ku s’kalon asgjë pa miratimin e Komisionit”, tha Rama në mbledhjen e ministrave dhe grupit parlamentar të PS.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?