Lindita Nikolla rikthehet në Lezhë, PD: Rama hoqi helmuesin për dështaken, populli do i ndëshkojë

Dega e PD-së në Lezhë ka reaguar pas vendimit pasditen e sotme të kryeministrit Edi Rama për të rikthyer Lindita Nikollën drejtuese politike në qarkun e Lezhës në vendin e Sandër Lleshajt. Dega e PD-së pas akuzave për dy socialistët thotë se ditët më të mira për shqiptarët do të vijnë kur Lulzim Basha të vijë në pushtet.

Kryerilindasi që në afro 8 vjet nuk bëri një investim serioz në Lezhë, përjashto një shetitore dhe një shesh që i ngjan një parkimi, dhe jo zhvillimi urban, vendosi të zëvëndësojë një dështak me një dështake për punët politike të tyre në Lezhë.

Largimi i ministrit helmues Lleshaj, duke plotësuar egon e policit, të emëruarit në krye të Bashkisë Lezhë për prishje pazaresh me njëri-tjetrin, për ta zëvëndësuar me ish Ministren e Arsimit me mesatare 5.6 , është tallja që bëhët ndaj socialistëve të Lezhës dhe popullit në tërsi.

Si ish-ministra të Rilindjes, Lindita Nikolla , Mimi Kodheli apo Sander Lleshaj, janë modeli i dështimit të turpshëm. Dhe pse në poste të larta qeveritare, nuk punuan kurrë për banorët e Qarkut Lezhë, por vetëm mashtruan. Rilindja ndryshon emrin, por kurrë sjelljen dhe veprimin.

Lezha dhe Shqipëria  do t’i ndëshkojë! Ditë më të mira po vijnë me ndryshimin që do të sjellin shqiptarët, Lulzim Bashën-Kryeministër” shkruan dega e PD-së Lezhë.

SHKARKO APP