Lionel Richie: Qëllimi im të bëja dashuri me çdo femër në botë

Qëllimi i Lionel Richie kur ka nisur karrierën e tij muzikore ka qenë që të bënte dashuri me çdo femër në botë.
Këngëtari i famshëm nisi turneun me grupin "Commodores" dhe ka treguar se qëllimi i të gjithë pjesëtarëve të grupit ishte të shkonin në krevat me sa më shumë femra të ishte e mundur gjatë kohës që ata udhëtonin nëpër botë.
“Kur turneu me grupin nisi, ne e dinim që do të performonin në shumë qytete, në mbi 100 koncerte gjatë një viti, kështu që vendosëm të bënim dashuri me çdo femër në botë. Ky ishte misioni ynë i përbashkët”, tha Richie.
65-vjeçari tregon se shkonte me 3 femra në ditë, por kjo gjë nuk vazhdoi për shumë kohë, pasi ishte e pamundur që më pas të jepte shfaqje. T.Ch

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?