Lirimi i hapësirave publike, Erion Braçe: Paligjshmëria duhet të marrë fund njëherë e pa kthim!
Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me zënien e hapësirave publike.
Në vijim reagimi i plotë i Braçes:
Zero marrëdhënie;
Zero komunikim;
Zero fjalë nga ana ime që zaptuesit te rimarrin hapësirën publike si lokale apo parkime!
Im atë me tha javën e shkuar se qarkullojnë fjalë në Komunën e Parisit sipas të cilave, hapësirat publike që janë rizënë nga lokale e parkingje, i ke lejuar ti!
I thashë dhe po ua them dhe juve:
kur unë ndërmarr një veprim në territor, siç ishte aksioni për lirimin e hapësirave publike kudo, e mendoj mirë dhe nuk kthehem kurrë pas; ndjek interesin publik dhe jo atë privat, edhe kur ky interes është i miqve të mi!
Kështu që zero marrëdhënie, zero komunikim, zero fjalë dhënë nga unë që privatët të rimarrin përsëri hapësirën publike për lokale e parkingje, të cilën ne e rimorëm vjet gjate verës e vjeshtës! zeeeroooo!
Është dikush tjetër që kur ndodhin prishjet ju thotë njerëzve “e keni prej Braçes” dhe kur rimarrin territorin u thotë njerëzve “i ka lënë Braçe”!!
Ju gënjen! Unë kam veç një busull: interesi publik i qytetareve dhe jo interesi privat edhe i miqve te mi!
Dy javë me parë, në mbledhjen e grupit parlamentar me qeverinë, rritjen e presionit për rimarrjen e territorit, ia paraqita kryeministrit si shqetësim aktual.
Kryeministri dha porosi të qartë për nxjerrjen sa me parë të rregullores së re për hapësirat publike; ndërkohë që projektet për hapësira publike e private në këto zona janë hartuar nga studio të huaja arkitekture dhe po bëhen gati për bashkinë që duhet t’i mbështesë dhe të interesuarit!
kaq! Kjo është detyra ime!
Çdo gjë tjetër është e paligjshme dhe institucionet nuk duhet të fshihen por t’u përgjigjen njerëzve në territor!
Paligjshmëria duhet të marrë fund njëherë e pa kthim!
KOHA JONË SONDAZH

