Lirimi i hapësirave publike, Rama pas Kuvendit poston videon: S’ka pushim

Në Shqipëri po vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje që zënë hapësira publike të përbashkëta. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga operacioni në terren për prishjen e një restoranti në Tiranë, pronarët e të cilit nuk i ishin përgjigjur thirrjes së qeverisë për largimin e shtesave dhe strukturave mbi trotuare, brenda muajit korrik. ”S’ka pushim”, u shpreh Rama. Autoritetet shtetërore kanë bërë me dije se sipërfaqja e çliruar e hapësirave publike, sidomos në kryeqytet, është duke u zgjeruar çdo ditë, ndërkohë që po punohet paralelisht për fazën tjetër, me projekte të shumta për sistemimin dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?