
Në të gjithë vendin vazhdon puna për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret apo dhe ambientet që u shërbejnë komunitetit. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që i kishin zaptuar pa leje. “Ecim pa ndalim”, shkruan Rama. Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.