Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga burgu pas dy vitesh në qeli, dhe do të vijojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Bëhet me dije se vendimi është marrë nga gjykata pas shqyrtimit të kërkesës së Beqajt për shuarjen e masës “arrest në burg”, me argumentin se janë tejkaluar afatet e paraburgimit.

Beqaj ndodhej në masën e sigurisë “arrest në burg” në kuadër të hetimeve për dosjen e SASPAC, ndërsa tashmë do të qëndrojë në masën më të lehtë të sigurisë, “arrest në shtëpi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?