LIVE/ Sërish përplasje të forta mes policisë dhe grupit të Lapajt para Kryeministrisë

Edhe mbrëmjen e kësaj të shtune ka përplasje të forta në protestën që po mban Adriatik Lapaj me mbështetës para Kryeministrisë. Protestuesit janë përleshur me efektivët, pasi Policia e Shtetit nuk lejon vendosjen e një gjeneratori aty.

Policët janë përplasur me njerëzit e pranishëm në protestë dhe me vetë Lapajn, siç shihet nga video e publikuar prej vetë kreut të Shqipëria Bëhet në llogarinë e tij në Facebook.

Prej disa ditësh, Lapaj është vendosur para Kryeministrisë dhe kërkon dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa u ka bërë thirrje njerëzve t’i bashkohen në këtë protestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?